Krimet seksuale, ja qytetet më të prekura

Sipas një raporti të Prokurorisë së Përgjithshme, të siguruar nga Report Tv rezulton se krimet seksuale përgjatë vitit 2015 janë rritur krahasuar me 2014.

Në këtë raport thuhet se, qytetet më të prekura nga ky fenomen janë Tirana dhe Saranda, ku shënohen nga 8 raste për secilin qytet.

Nga raporti rezulton se 95% e personave të përfshirë në këto krime janë meshkuj mbi 18 vjeç dhe 5% e tyre femra.

Në listën e qyteteve të prekura nga ky fenomen përgjatë 2015 përfshihen Vlora me 5 raste, Durrësi me 4 raste, ndjekur nga Lushnja e berate me nga dy raste dhe Fier e Kurbin me nga një rast. Në këto krime përfshihen veprat penale si marrëdhëniet seksuale me dhunë me të rritura, veprat e turpshme si dhe marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me të mitur e persona me moshë 14 deri në 18 vjeç.

Nga raporti del se përgjatë vitit 2014 në të gjithë vendin janë regjistruar 88 procedime penale ndërsa në 2015 numri i këtyre procedimeve ka shkuar në 102 raste, duke shënuar një rritje me 16 %. Sipas raportit dy nga elementët që ndikojnë në kryerjen e këtij krimi janë arsimimi i personave dhe vendbanimi i tyre, ku sipas analizës së shifrave rezulton se krimet seksuale kryhen më shumë.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *