Patentat e reja, hiqen disa elementë sigurie

Edhe pse konsiderohet si një model europian, patentat e reja shqiptare do të pësojnë sërish ndryshim. Por kësaj here ndryshimet kanë të bëjnë me heqjen e disa elementëve të sigurisë dhe të dhënave bazë.

Konkretisht, në dosjen e dokumenteve nuk kërkohet më leja e banimit dhe as analiza e grupit të gjakut, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.

Dokumentet e tjera, certifikata mjekësore bëhet me afat vlefshmëri jo më e hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim, nga 3 muaj që ishte deri tani.

Një lajm të mirë vjen edhe për ata persona që u është hequr patenta pas datës 21 janar 2016. Sipas procedurave të reja, drejtuesit e mjeteve mund ta rimarrin atë nëpërmjet provimit të kualifikimit teorik nga 16 prilli 2016.

Sa i përket pagesës për lejen e drejtimit, do të bëhet pasi kandidati të ketë fituar testin e praktikës, ndërsa tarifat nuk do të ndryshojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *