Kërkoni punë në Gjermani, ja faqja zyrtare ku mund të aplikoni

Mijëra shqiptarë vërshuan vitin e kaluar drejt shteteve europian dhe në veçanti në Gjermani për të kërkuar punësim. Asokohe Gjermania u tregua e mbyllur duke mos pritur shqiptarët, megjithatë ky qëndrim duket se ka ndryshuar sot.

Pavarësisht dyndjes së emigrantëve dhe kërkesave të shumta për azil, Gjermania është një vend që ofron vende pune për punësim ligjor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.

Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe ajo e Punës kanë hapur portalin make-it-in-germany për t’i mundësuar të gjithë punë-kërkuesve të orientohen më lehtë nëse kërkojnë punësim të ligjshëm në Gjermani.

Po kështu, edhe ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues se si aplikohet për vende të ndryshme pune. Me pak fjalë, nëse kërkoni një punë sipas rregullave në Gjermani, klikoni në këtë link:

http://www.make-it-in-germany.com/en

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *