Vasili: Bashkia ka lënë pas dore Tiranën

“Bashkia është larg detyrimeve që ka”-Kështu shprehet kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Edhe pse e ka fjalën për ekipin dhe jo Tiranës në tërësi, Vasili është shprehur i zhgënjyer nga puna e kreut të ri të Bashkisë për skuadrën që mbart emrin e kryeqytetit.

Por në reagimin e tij Vasili ka edhe një koment për vetë kryeqytetin duke theksuar se jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin.

“Ashtu si bashkëtifozët e mi të Tiranës, ndihem i zhgënjyer. Futbolli i Tiranës është lënë pas dore nga bashkia. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Bashkia si aksionere është larg detyrimeve që ka. Duhet të ketë një reflektim urgjent nga ana e Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët bashkiakë duhet të reagojnë për këtë situatë pasi jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin. Duhet që të respektohet tradita dhjetëra vjeçare e Sport Klub Tiranës” ka thënë Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *