Pensioni për emigrantët, ja sa ndryshon dhe si do të llogaritet

Me rishikimet në legjislacionin shqiptar për sigurimet shoqërore, ndryshoi dhe mënyra e llogaritjes së pensionit, ku si bazë për llogaritjen e tij nuk është më pensioni bazë (pensioni minimal), por pensioni social. Në kushtet e mungesës së një marrëveshjeje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore, me të cilën do të ishte mundësia për njohjen dhe bashkimin e periudhave kontributive, sidomos në dy shtetet fqinje, Itali dhe Greqi, ku numri i emigrantëve shqiptarë është shumë i madh, secili nga këto shtete vepron sipas legjislacionit respektiv. Vjetërsia kontributive për emigrantët shqiptarë përbëhet nga vjetërsia që kanë në Shqipëri dhe vjetërsia kontributive në vendet ku janë rezidentë.

Duke pasur parasysh ndryshimet ligjore, një pjesë e madhe e emigrantëve dhe qytetarëve që kanë plotësuar moshën për pension, apo janë në prag të kësaj moshe, nuk e kanë të qartë se cilat janë kushtet për përfitimin e pensionit në Shqipëri dhe konkretisht cila është baza dhe mënyra e llogaritjes së pensionit./shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *