Ja pse pasaportat janë vetëm me 4 ngjyra

Pasaporta është çelësi i domosdoshëm për të hyrë në një vend tjetër. Ju mund ta keni vërejtur, ndoshta gjatë kohës sa keni pritur në kufi apo aeroport, se ky dokument i rëndësishëm personal zakonisht është vetëm në disa ngjyra të caktuara.

Në përgjithësi, pasaportat janë vetëm të zeza, të gjelbra, të kaltra apo të kuqe, sipas Hrant Boghossian, zëvendëspresidenti i kompanisë Arton Capital, që drejton një databazë të pasaportave të botës. (Grumbullon të dhëna për pasaportat e të gjitha vendeve).

Sidoqoftë, pasaportat vijnë në nuanca të ndryshme të këtyre katër ngjyrave kryesore, THOTË Boghossian, shkruan The Independet.

Ai thotë se mund të ketë arsye të ndryshme se pse shtetet përdorin një ngjyrë të caktuar. Për shembull, vendet e Bashkimit Europian kanë pasaporta të kuqe bojëgjaku, kurse ishujt Karaibe kanë pasaportë të kaltër.

Mund të ketë arsye gjeografike e politike për përdorimin e një ngjyre të caktuar.

“Disa thonë e e kuqja bojëgjaku, lidhet ngushtë me të kaluarën komuniste, kurse pasaportat e kaltra janë simbolikë e “një bote të re”.

Për disa vende, ngjyra e pasaportës mund të lidhet me besimin. “Shumica e vendeve myslimane e përdorin ngjyrën e gjelbër në pasaportë, për shkak të rëndësisë që ka kjo ngjyrë për religjionin e tyre”, thotë Boghossian.”E gjelbra thuhet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamet dhe është simbol i natyrës dhe jetës, dhe kjo e bën këtë ngjyrë shumë të dashur për islamin e Lindjen e Mesme”.

Vende të tjera, kërkojnë ngjyrën që reflekton në karakterin e tyre individual dhe identitetin.

“Pasaportat zvicerane janë të kuqe të qelqta”, thotë Boghossian. “Turqia e ka ndërruar ngjyrën e pasaportës në të kuqe prej gjaku, me shpresën se do t’i bashkohen BE-së”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *