Tifozët e bardhebluve mblidhen tek “Xhamlliku” (foto)

Pak orë para Derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, tifozët e bardhebluve kanë nisur të mblidhen në një vend tipik siç e quajnë ata tek “Xhamlliku”.

tifozet e Tiranes

Përballja mes dy skuadrave të kryeqytetit gjithnjë është etiketuar si vitrina e futbollit shqiptar, kjo dhe për shkak të atmosferës që krijojnë të dyja tifozëritë, madje nuk kanë munguar as incidentet. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e të dy klubeve u kanë bërë apel mbështetësve të tyre që të ruajnë qetësinë.

Tifozet e Tiranes 3

Plot 5400 pritet që të jenë tifozët e bardhebluve, të cilët do të akomodohen në sektorët A, D1 dhe C të stadiumit “Qemal Stafa”. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e stadiumit u takon pritësve, pra mbështetësve të Partizanit.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *