“I takon sirianëve të vendosin për fatin e Assadit”

I dërguari special i OKB-së për Sirinë propozoi sot që sirianët të lihen të vendosin për fatin e presidentit Bashar al Assad, në një intervistë për një kanal televiziv francez.

“Ne themi që situata duhet t’i përkasë sirianëve. A nuk mund të lëmë sirianët të vendosin?”, deklaroi Staffan de Mistura për kanalin informativ “France 24”, si përgjigje ndaj një pyetje për fatin e presidentit sirian.

“Përse duhet ta themi ne më para atë që do të thonë sirianët, kur ata e kanë lirinë dhe mundësinë që ta bëjnë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *