SHBA zgjat sanksionet ndaj Rusisë edhe për një vit

Presidenti amerikan, Barack Obama, të enjten për shkak të ngjarjeve në Ukrainë ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë për edhe një vit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se sanksionet ndaj Rusisë ndërlidhen për një numër të madh të qytetarëve rusë, duke përfshirë zyrtarë shtetërorë si dhe zyrtarë qeveritarë të ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç.

Po ashtu, një numër i madh i kompanive dhe biznesmenëve rusë, si dhe liderët e republikës së vetëshpallur të Donjeck dhe Lugansk bëjnë pjesë në tek sanksionet.

“Sanksionet doemos duhet të mbeten në fuqi edhe pas 6 marsit të vitit 2016 sepse Rusia edhe më tej paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm dhe ekstrem për sigurinë nacionale dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, njoftohet nga Shtëpia e Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *