Dekriminalizimi, asnjë marrëveshje në horizont mes PS-PD, mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Marrëveshja mes PD-së dhe PS-së për aktet nënligjore të dekriminalizimit duket se është ende larg. Sot paradite mblidhet sërish Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të finalizuar miratimin e këtyre akteve që do t’i hapnin rrugën zbatimit të plotë të tij.

Megjithëse negociatat zhvillohen prej 2 ditësh, PD deklaron se është nuk ka asnjë dakordësi dhe marrëveshja është larg. Por nga ana tjetër PS thotë se palët janë shumë afër konsensusit.

Procesi i verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit është çështja ku PS dhe PD ende nuk kanë gjetur konsensus dhe që pritet ta arrijnë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit.

Pas kalimit në Këshillin e Mandateve paketa nënligjore e dekriminalizimit do t’i kalojë për votim seancës së sotme plenare.

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *