Bllokimi i kredive, Guvernatori Sejko kritikon bankat e nivelit të dytë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të ndryshojnë sjellje dhe të kreditojnë ekonominë.

Në një diskutim me grupet e interesit për  kreditimin gjatë 2016  kreu i bankës qëndrore  u shpreh i pakënaqur me sjelljen e bankave të nivelit të dytë.

“I bëj thirrje sistemit bankar të shkëputet nga qëndrimi relativisht pasiv. Duhet të kuptoni se ka ardhur koha të ktheheni në biznesin tradicional të bankës tregtare, kreditimin e ekonomisë. Mos vazhdoni të jeni peng i disa praktikave të vjetra të kredive të dështuara”, u shpreh Sejko.

Por Kryetari  i Shoqatës së Bankave deklaroi se problem mbeten kreditë e këqija, niveli i të cilave është ulur per shkak se bankat i kane fshirë nga regjistri i borxheve për efekt të tatimeve, por nuk i kanë mbledhur ato.

“Ekzekutimi i kolateraleve mbetet ende një kërcënim. Ekzekutimi efektiv i tyre do të sillte një performancë më të mirë të bankave në uljen e kredive të këqija. Reduktimi i kredive me probleme nga 25 në 18 për qind ka qenë rezultat i përpjekjeve të koordinuara të bankave dhe masave të Bankës së Shqipërisë. Ajo nuk erdhi plotësisht si rezultat i mbledhjes së borxhit ashtu siç duhet të ishte”, tha Christian Canacaris, president i Shoqatës së Bankave.

Vitet e fundit normat e interesit për kredi kanë rënë ndjeshëm megjithatë krahasuar me vendet e ballkanit, Shqipëria vijon të mungesë likuiditeti në këtë fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *