Superliga e Europës, ja cilat klube mund t’i bashkohen projektit anglez

Koncepti i një Superlige Europiane ka tërhequr gjithnjë e më pas bisedimeve sekrete pesë klubet më të mëdha të Anglisë. Përfaqësues nga Manchester United, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Liverpool u takua me miliarderin amerikan, Stephen Ross, për të diskutuar mbi një garë, që mund të shohë elitën e futbollit anglez të bashkuar me klubet e tjera të nivelit të lartë në Europë. “The Sun” kupton se planet e para janë për një Superligë Europiane me 20 skuadrat më të forta, me 15 vende të garantuara, e përbërë nga kontigjenti anglez, plus katër klube nga Spanja, si dhe të tjera nga Gjermania, Italia e Franca.

Dhe nuk është çudi. Koncepti do të minimizojë rreziqet e skuadrave, që humbasin miliona duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, çdo sezon, nëse ato dështojnë të kualifikohen. Për më tepër, një kampionat i nivelit të dytë, i përbërë nga ekipe skandinave, mund të formohet, po ashtu. Barcelona, ​​Real Madrid, Bayern Munich dhe AC Milani do të jenë zgjedhje automatike për këtë revolucion europian të futbollit. Por, në vende të tjera presin ethet e arit, me drejtuesit e lartë të klubeve të dëshpëruar të ndjekin bisedimet “klandestine” të së martës në Londër.

Ky projekt ka një vlerë neto prej më shumë se 3 bilionë £ dhe do të garantojë shumë para për klubet që do t’i bashkohen, së bashku me marrëveshjet e mëdha televizive. Këtu kemi marrë 11 klubet kryesore, nga Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilët janë në mesin e projektit të një Superlige europiane, së bashku me Manchester United, Chelsea, Arsenal, Manchester City dhe Liverpool.

FRANCA-Paris SG
Nderi Europian: Vetëm Kupën UEFA në sezonin 1995-1996 dhe Kupën Intertoto, në vitin 2001.
Trajneri: Laurent Blanc. Lojtarët kryesorë: Zlatan Ibrahimovic, Angel Di Maria.
Synimet: Si një nga klubet më të pasura, PSG është i etur për t’u përfshirë në tryezën e lartë të Europës, për të kompensuar “ritin” e fitimit të ligës franceze vit pas viti, pa konkurrencë.

GJERMANIA
Bayern Munich

Nderi Europian: Ka fituar Ligën e Kampioneve, ose ekuivalenten e saj, Kupën Europiane, pesë herë, në 1973-1974, 1974-1975, 1975-1976, 2000-2001 dhe 2012-2013. Ka fituar Kupën UEFA në 1995-1996 dhe “Cup Winners’ Cup”, në 1966-1967. Ka fituar edhe Superkupën e Europës, në vitin 2013.
Trajneri: Pep Guardiola. Lojtarët kryesorë: Robert Lewandowski, Philipp Lahm.
Euro-origjinë: Dominues i pastër në kampionatin gjerman, por ky “kostum” nuk i mjafton. Ka ambicie për ta dëshmuar veten rregullisht në nivel europian.

Borussia Dortmund
Trofe Europianë: Fituesi i Ligës së Kampioneve në sezonin 1996-1997; finalist i saj në sezonin 2012-2013. Fituesi “Cup Winners Cup“ në sezonin 1965-1966. Finalist i Kupës UEFA në sezonet 1992-1993, 2001-2002. Finalist i Superkupës së Europës, në vitin 1997.

Trajneri: Thomas Tuchel. Lojtarët kryesorë: Mats Hummels, Pieree-Emerick Aubameyang. Euro-origjinë: E ka të sigurtë pozicionin e skuadrës së dytë në Gjermani, por ka potencial mjaft të mirë për të përparuar edhe në Europë.

Schalke 04
Nderi Europian: Fituesi Ligës së Europës në sezonin 1996-1997; gjysmëfinalist i Ligës së Kampioneve në sezonin 2010-2011; çerekfinalist i saj në sezonin 2007-2008. Gjysmëfinalist i “Cup Winners Cup” në sezonin 1969-1970. Fitues i Kupës Intertoto në vitet 2003 dhe 2004.

Trajneri: Andre Breitenreiter. Lojtarët kryesorë: Klaas-Jan Huntelaar, Sead Kolasinac.

Euro-origjinë: Kanë muskuj dhe financa për më shumë ambicie, jashtë kufijve të Gjermanisë, në gara të mëdah kontinentale.

SPANJA
Barcelona

Nderi Europian: Fitoi Kupën Europiane / Liga e Kampioneve pesë herë, në 1991-1992, 2005-2006, 2008-2009, 2010-2011 dhe 2014-2015. Bëri të vetën Superkupën e Europës në vitin 1992, fituesit e Kupës 1997 2009 2011 2015. Fituesi i “Cup Winners’ Cup” më 1978-1979, 1981-1982, 1988-1989 dhe 1996-1997. Fitoi “Inter-Cities Fairs Cup” në 1955-1958, 1958-1960 dhe 1965-1966.

Trajneri: Luis Enrique. Lojtarët kryesorë: Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar. Euro-origjinë: Regjistrohu tani … Real Madrid fitoi 4-2 ndaj Bilbao

Real Madrid
Trajneri: Zinedine Zidane Lojtarët kryesorë: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale. Nderi Europian: 10 herë Kupën Europiane / Ligën e Kampioneve në sezonet 1955-1956, 1956-1957, 1957-1958, 1958-1959, 1959-1960, 1965-1966, 1997-1998, 1999-2000, 2001-2002, 2013-2014. Fitues i Kupës UEFA më 1984-1985, 1985-1986. Mori Superkupën e Europës në vitet 2002 dhe 2014.

Atletico Madrid
Nderi Europian: Fituesi i “Cup Winners Cup” më 1961-1962. Fitoi Ligën e Europës në 2009-2010 dhe 2011-2012. Fituesit Superkupës së Europës më 2010 dhe 2012. Fitues i Kupës Intertoto, në vitin 2007.

Trajneri: Diego Simeone. Lojtarët kryesorë: Antoine Griezman, Fernando Torres.

Euro-origjinë: Pretendent kryesor për një vend. Soldado është rikthyer në La Liga

Valencia
Nderi Europian: Finalist i Kupës Europiane / Liga e Kampioneve në sezonin 1999-2000 dhe 2000-2001. Fitoi “Cup Winners Cup” në sezonin 1979-1980. Fitoi “Panairet Cup” / Kupa UEFA / Liga e europës më 1961-1962, 1962-1963, 2003-2004. Fitues i Superkupës së europës më 1980 dhe 2004. Fitues i Kupës Intertoto, më 1998.

Trajneri: Gary Neville. Lojtarët kryesorë: Roberto Soldado, Paco Alcácer. Euro-origjinë: Pronari miliarder, Peter Lim, do të joshej nga një Superligë Europiane dhe do të kërkonte patjetër një vend në këtë projekt.

ITALI
Juventus Nderi Europian: Ka fituar Kupën Europiane më 1984-85 dhe 1995-1996. Fitues i “Cup Winners Cup” më 1983-1984. Fitoi Kupën UEFA në 1976-1977, 1989-1990, 1992-1993. Fitues i Kupës Intertoto, më 1999. Fitues i Superkupës së Europës, në sezonin 1984-1996.

Trajneri: Massimiliano Allegri. Lojtarët kryesorë: Gianluigi Buffon, Paul Pogba.
Euro-origjinë: Emri i madh duhet të bëjë ndrushimin dhe konfirmimin edhe jashtë Italisë.

AC Milan
Nderi Europian: Fitues i Kupës Europiane Cup / Ligës së Kampionëve në sezonet 1962-1963, 1968-1969, 1988-1989, 1989-1990, 1993-1994, 2002-2003, 2006-2007. Fitoi “Cup Winners Cup” në sezonet 1967-1968 dhe 1972-1973. Fitues i Superkupës së Europës më 1989, 1990, 1994, 2003, 2007.

Euro-origjinë: Gjithmonë një vend të mirë në Itali, por Europa e shkon më shumë përshtat.

Trajneri: Sinisa Mihajlovic. Lojtarët kryesorë: Mario Balotelli, M’Baye Niang.

Inter
Nderi Europian: Fitues i Kupës Europiane / Liga e Kampioneve më 1963-1964, 1964-1965 dhe 2009-2010. Fituesit e Kupës UEFA në sezonet 1990-1991, 1993-1994 dhe 1997-1998.
Trajneri: Roberto Mancini. Lojtarët kryesorë: Mauro Icardi, Adem Ljajiic.
Euro-origjinë: Duhet të bëjë më shumë për kohën e humbur, por për këtë do t’i kërkohej elita e Europës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *