Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me ambasadorin gjerman dhe përfaqësues të koalicionit qeverisës në Gjermani.
Basha pati një takim më herët me aleatët, pjesë e të cilit ishte edhe David Philips, ish-këshilltar i disa presidentëve të SHBA-së dhe një aktivist i të drejtave të njeriut. “Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan-propozim për reformën zgjedhore, ja kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marri ta zbatojë, ndryshe të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, u shpreh kryedemokrati në një prononcim për gazetarët pas takimit.
Pas përfundimit të këtij takimi, në selinë blu shkoi ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf. Bashke me Zingraf, në zyrën e Bashes, do të jetë edhe një delegacion nga CDU-CSU.
Situatën politike në vend dhe zgjidhjet e saj si dhe nëntë kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë për hapjen e bisedimeve për negociatat mendohet të jenë ndër temat që do diskutohen në takim.
Basha: Rama të zbatojë planin që i kemi dorëzuar për reformën zgjedhore, ose të hapë krahun