Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet e tij ndaj sistemit të Drejtësisë, duke i etiketuar Gjyqtarët dhe Prokurorët si pjesë e grupit ‘Kap Çfarë të Kapësh’.
Por shqiptarët ndryshe nga kryeministri e dinë shumë mirë që njeriu më i korruptuar në këtë vend dhe ai që ka përfituar dhe vjedhur më shumë nga të gjithë në aferat e errëta të historisë së këtij shteti është vetë Edi Rama.
Boldnews.al, ka bërë një sondazh ku pyet qytetarët se: Mendoni se kryeministri ka të drejtë kur i etiketon Gjyqtarët dhe Prokurorët si KÇK?
Përgjigja e qytetarëve siç shihet edhe në sondazh është mjaft e qartë, ata mendojnë se pavarësisht problemeve të mëdha që kanë me korrupsionin njerëzit në sistemin e drejtësisë, sërish më i korruptuari në vend mbetet kryeministri Edi Rama.
Në sondazhin e bërë nga Boldnews.al, 31 përqind e qytetarëve mendojnë se Edi Rama ka të drejtë kur i etiketon prokurorët dhe gjyqtarët si “KÇK’, ndërsa 69 përqind e tyre mendojnë ndryshe nga kryeministri i Shqipërisë, pasi e kanë të qartë se ‘peshku qelbet nga koka’.
Ja si kanë votuar shqiptarët: