Boldnews.al po publikon emrat e propozuar të kandidatëve të PD, të cilat janë siguruar në mënyrë jo-zyrtare.
ÇDO KANDIDAT QË ËSHTË PROPOZUAR NGA BAZA E PD POR NUK E KA EMRIN NË LISTËN E MËPOSHTME ËSHTË I LUTUR TË NA SHKRUAJ NË WHTS MSN DHE E SHTOJMË MENJËHERË EMRIN E TIJ. JU BËJMË ME DIJE SE EMRAT E MËSIPËRM JANË ATA QË KANË DALË KRYESISHT NË MEDIA DHE QË KEMI MUNDUR NE SI REDAKSI TË SIGUROJMË.
Qëllimi i sondazhit është që qytetarët të kenë mundësi që përmes një votimi elektronik të zgjedhin emrin që duan, dhe mendojmë se kjo është një mënyrë efikase për dëgjimin e zërit të tyre.
Boldnews.al mbetet i hapur për të publikuar emrat e kandidatëve edhe të subjekteve të tjera politike, si PS dhe LSI, apo çdo subjekti tjetër që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të ketë një proces të hapur të përzgjedhjes së kandidatëve.
Votimi për secilin emër mund të jetë vetëm 1 herë, duke u bazuar në parimin që për çdo IP do të ketë vetëm 1 votë.
Kjo do të shmangë tërësisht manipulimin apo një votim më shumë se 1 herë, duke iu përafruar në maksimum mbështetjes reale të emrave të propozuar nga qytetarët.
Sondazhi do të jetë transparent dhe mund të jetë një test real lidhur me mbështetjen që emrat e propozuar nga strukturat kanë te qytetarët.
Kliko mbi hartë në qarkun tënd për të votuar kandidatin e preferuar: