Policia e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se një përleshje fizike ka ndodhur sot në Ministrinë e tregtisë dhe Industrisë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Ajo shprehet se nga përleshja një person ka mbetur i lënduar. Ahmeti nuk ka përmendur emra të zyrtarëve që janë përfshirë në përleshjen fizike.
Ajo ka deklaruar:
Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”
Mirëpo sipas Telegrafit, në këtë rrahje janë të përfshirë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit,si dhe Sekretari i kësaj ministrie Burim Rreci.