Moderatorja Einxhel Shkira ka zbuluar së fundmi se do ta shohim sërish në ekran. Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një bisedë me miken e saj Argjira Spancën, ku kuptohet se po punon për një projekt të ri.
“Kjo është shoqja ime, duke më mbështetur gjatë gjithë kohës! Dhe po, do rikthehem shpejt”-ka shkruar krahas bisedës Einxhel Shkira, e cila u largua muajin e kaluar nga rubrika e “Beauty” në “E Diell” (Top Channel), duke argumentuar se nuk ndihej vetvetja dhe kësisoj nuk mund të përfshihej plotësisht në prezantimin e kësaj rubrike.
Einxhel Shkira është shndërruar kohët e fundit në një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë, për shkak të sherrit me modelen Kejvina Kthella.