Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka komentuar shprehjen e John Waters lidhur me librat.
E ftuar në “Thumbon”, Kumbaro sqaroi edhe njëherë shpërndarjen e shprehjes: Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit.
Në intervistën e saj, Kumbaro ka pranuar se kishte për qëllim tërheqjen e vëmendjes në mënyrë që ata që nuk lexojnë të rikthejnë “sytë” nga libri.
“Unë kam meritën që e përzgjodha dhe e rishpërndava. Mos shkoni në shtrat me dikë që nuk ka libra, sepse nuk do të dijë që t’ju kuptojë. Nuk do të dijë të futet në ndjenjat tuaja. E vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen e atyre që nuk lexojnë ishte kjo. E gjeta shprehjen shumë të goditur. E tërhoqa vëmenendjen se katër vjet fushata me librin. Dhe ia pashë hajrin, sepse pas asaj filluam një lëvizje kombëtare që kishte më shumë reagime. Ishte e gjitha e programuar”, tha Kumbaro.
Gjatë kohës kur Kumbaro mbante postin e ministres, nisi një fushtë për kthimin e vëmëndjes nga libri, nismë e cila quhej “Lëvizja Kombëtare për Lexim”.