Nga Boldnews.al
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është shpallur në kërkim pasi për të është lëshuar-urdhër arresti për “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”. Ai mashtroi në formular dhe u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi rezultoi se në vitin 2003 ishte arrestuar në Greqi për akuzën e falsifikimit të vlerave monetare, ndonëse për atë akuzë në shtator të këtij viti u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Janinës.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, u detyrua që të mos e shkilte ligjin dhe me dhimbje katër anëtarët Rilindas e shkarkuan. Kaq mjaftoi që “drejtësia e pavarur” të “varte” në qafën e Kajmakut urdhër-arrestin.
Deri në këtë pikë duket sikur gjithçka funksionon në një shtet ligjor, por prapaskenat janë shumë më të thella. Së pari ata lidhen me mllefin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë e mbrojti deri në fund kryebashkiakun e përzgjedhur prej tij, por ai nuk ja ktheu këtë mbështetje. Pikërisht në ditën që KQZ e shkarkoi, Kajmaku, tashmë zyrtarisht pa funksion, shkon në një tjetër paligjshmëri.
Ai shkarkoi dy nënkryetarët e tij, vetëm dy muaj pasi kishte marrë detyrën. Ky qe momenti që “Agimin e zuri muzgu”, Partia nuk ja fali. Shkarkimi i dy nënkryetarëve dhe caktimi prej tij i një tjetri, erdhi pa u konsultuar me Ramën ishte e rëndë. Pikërisht kjo “pavarësi” ishte gabimi më i madh i tij, madje kjo është kleçka që e penalizmi rëndë.
Projekti ishte që një nga nënkryetarët e Bashkisë Vorë të merrte ligjërisht mandatin pas shkarkimit të Kajmakut. Padyshim që këtë “puç të brendshëm” Kajmaku e kuptoi dhe në ikje e sipër të paktën u mundua që të bënte një dëm nga inati, që ata të mëdhenjtë në parti po i kthenin shpinën. Shkarkimin e dy nënkryetarëve e përdori Rilindja për të rendur drejt prokurorisë së Tiranës dhe të fundoste tashmë me ligj “Kajmak-tradhtarin”.
KÇK-ja (Kap Çfarë të Kapësh) në Prokurorinë e Tiranës funksionon si kurrë më parë, dhe u gjet një prokuror me “emër të madh” si Kol Hysenaj që të firmoste pa u menduar gjatë urdhër-arrestin për Kajmakun, tashmë duke u shtuar edhe një tjetër akuzë, përveç asaj zyrtare që mbërriti nga Prokuroria e Përgjithshme dhe sektori i Dekriminalizimit.
Urdhër-arresti ka dalë më datë 8 nëntor dhe pas tre ditësh “kërkim” Kajmaku i Ramës nuk është gjetur. Që në këtë pikë dyshohet se aksioni të jetë dekonspiruar, duke i dhënë mundësinë numrit një të bashkisë, i cili “ditë e natë punonte për komunitetin” që të largohej, deri tani në drejtimin e ditur…, thjesht të paditur.
Mund të ngjajë gati në kufijtë e çmendurisë por edhe këtë episod të përsëritur, ku Rama i cili përzgjedh deputetë apo kryebashkiakë me të shkuar kriminale, do mundohet që ta kthejë në favor. Mos ju duket çudi që të shprehet se ai dhe Partisa Socialiste distancohet nga çdo shkelës ligji dhe për më shumë vetëm nga “inati i shtuar” mund të urdhërojë kupolën policore për ta vendosur Kajmakun në listën e të shumëkërkuarve.
Ai gaboi rëndë, partia nuk ja fal ato shkarkime që ishin me ndikimin e drejtëpërdrejtë të Ramës dhe t’i prishësh qejfin atij, mund të quhet “vepër penale” që sot do ta vuajë Kajmaku i partisë, pasi “grupet armiqësore” dhe “lufta e klasave” nuk duhet të përjashtojë edhe vetë kupolën politike dhe “byronë”…