Gazeta më e madhe gjermane ‘BILD’ ka paralajmëruar se do të publikojë të tjera përgjime të cilat tregojnë se si Rilindait kanë arritur të manipulojnë dhe vjedhin votat në zgjedhjet e kaluara në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar se në përgjimet e reja të BILD do të dalin dhe dy heroinë të Rilindjes.
Ja postimi i Palokës:
Thuhet se ne pergjimet e rradhes qe do publikoj Bild dalin nja dy heroina te punes socialiste, alias “rilindase”.
Ne pergjimet e publikuara me pare eshte konfirmuar me detaje cdo informacion qe kemi patur dhe denoncuar ne per manipulimin e votave ne Diber.
Larg qofte te konfirmohen nga pergjimet qe pritet te publikoj “Bild”, informacionet qe kane qarkulluar ne Diber per aktivitetin e ketyre shoqeve te “rilindjes”…
Megjithese keta sorosianet nuk e kane problem prishjen e familjeve…
Thuhet se dy personazhet femra të Rilindjes të cilat janë kapur në përgjime, janë Ministrja Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylameti.