Gent Cakaj, si mësues fshati. Maksimumi mund të ishte portier i një hoteli/ “Shpërthen” politikani i njohur

Politikani Neritan Ceka tha se shqiptarët kanë mijëra intelektualë dhe përfaqësohen nga mediokriteti maksimal, ndërsa theksoi se ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, bën performancën e një mësuesi fshati.

Sipas Cekës, për nga numri i banorëve Shqipëria është e barabartë me një fshat kinez, ndërsa nga studio e Ora News, ai shprehet se Cakaj mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë

Gazetarja: Shikoni ndonjë lloj ngërçi për mënyrën se si zhvillohen bisedimet me Komisionin Evropian mes Shqipërisë dhe vendet e tjera? Mos ndoshta duhet të fokusohemi tek marrëdhëniet dypalëshe, sidomos vendet skeptike sepse Komisioni Evropian është një institucion burokratik në një farë mënyre.

Neritan Ceka: Normalisht duhet të marrim Komisionin Evropian që është përgjegjës për një masë gati 200 milionë njerëz. Nga ana tjetër kemi një super fuqi dhe një Shqipëri që është e barabartë me një fshat kinez. Pra kemi regjistruar 4 mln banorë, 2 mln kanë ikur, janë 1 mln për të ikur dhe kjo është Shqipëria që ulet në tryezën e Ministrave të këtyre vendeve, që vetëm një fshat i tyre prodhon sa gjithë Shqipëria.

LEXO EDHE  Votimi i Kuvendit për anëtarët e rinj të Kushtetueses/ PD: Puçi kushtetues i Ramës

Kemi Ministri të Jashtme inefikase, natyrisht nëse duam të punojmë. Po e lëmë jashtë kryeministrin, i cili është pjesë e një folklori në Evropë që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla. Kjo është Shqipëria që prezantohet, etnografike. Akoma mendojnë që shqiptarët kanë mijëra intelektualë, përfaqësohen nga mediokriteti maksimal.

Ke një ministër të jashtëm që bën performancën e një mësuesi fshati. Një njeri i tillë që mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë na shkon si Ministër i Jashtëm. Këto janë karikaturat e shtetit shqiptar. Mos të flasim pastaj për Parlamentin.