Fotoja e Kryeministrit Edi Rama, ku shfaqet i ulur në një nga stolat e vendosur në sheshin Skenderbej, ka shkaktuar reagime të shumta, por edhe humor.
Pranë Ramës, ndodhet një çift, ndërsa e gjithë pamja të krijon përshtypjen e një skene të sajuar.
Edi palooka, nënkryetar i PD-së, përmes një komenti në rrjet, e cilëson Ramën si frakacak të shpifur, që ka kaluar në ilegalitet.
“Frikacaku i shpifur, që ka kaq kohë që fshihet dhe pothuajse ka kaluar në ilegalitet, poston sot një foto për të treguar që ai jo vetëm nuk fshihet e nuk ka frikë, po del dhe si qytetar i thjeshtë në mes të Tiranës.
Problemi është se nuk ka nevojë të jesh “gjeni” si Genti i tij për të kuptuar se sa fallco është skena e sajuar.
Pranë liderit kanë vendosur dhe një çift që gjoja po puthet pa i bërë përshtypje fare që aty pranë është ulur Rama…
Një situatë më “normale” dhe një lider më “të qetë” se kaq në një kohe që Presidenti i BE deklaron se Shqipëria po shkon drejt perplasjes civile, ku e gjen?
Sajesa tipike të një diktatoruci të trembur
Po kjo foto nuk shpjegon se përse sa here ka protesta opozita lideri “trim dhe sypatrembur” është në Vlorë?!
Pse dërgoi të marten deputetet e tij në seancë dhe vetë nuk pati as guximin e Elisës për të shkuar në Parlament?!
Pse niset për në Shkoder dhe papritur shfaqet si fantazëm në Durrës?!
Si tha gomari kur po e hante ujku: “Do Zoti e jam në ëndërr”, shkruan Paloka në rrjet.