Cristiano Ronaldo rrëzikon të dënohet. Është kjo deklarata e bujshme e ish sulmuesit, Antonio Cassano, i cili zbulon se largimi i portugezit në drejtim të dhomave të zhveshjeve mund t’i kushtojë shtrenjtë.
Në emisionin “Tiki-Taka”, Cassano tha se Ronaldo u largua në shtëpi para fundit të ndeshjes, duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren. Sipas tij, në fund të ndeshjes, lojtarët e nënshtrohen testeve të antidopingut, diçka të cilën Ronaldo nuk e bëri.
“Nëse kjo është ashtu siç thuhet atëherë situata është mjaft e ndërlikuar. Më ndodhi 12 vite më parë në Roma-Lazio. Capello më zëvendësoi dhe unë u largova pa e takuar në shtëpi. Duhej të kthehesha sepse nëse nuk kryej testin e anti-doping dënohesh me dy vite skualifikim”, tha Cassano.