Dy protestues janë në gjendje kritike pas një dite tjetër të protestave të dhunshme në Hong Kong.
Njëri nga ta u plagos mëngjesin e së hënës pasi u qëllua në një distancë të afërt nga një oficer policie.
Ai është personi i tretë që qëllohet nga policia prejse kanë nisur protestat 24 javë më parë.
Po ashtu të hënën, një mbështetës i Kinës u vetëdogj pasi argumentoi me protestuesit, të cilët kërkojnë më shumë demokraci dhe përgjegjësi nga policia në Hong Kong.
Udhëheqësja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, i paralajmëroi protestuesit se nuk do të kenë sukses me kërkesat e tyre.
“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të gjetur mënyra dhe mjete që mund t’i japin fund dhunës në Hong Kong sa më shpejt që është e mundur,” tha ajo.