Në një takim me qytetarët kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka treguar dhe disa ‘sekrete’ familjare.
Orët e zgjatura të bisedave në telefon të kryeministrit e bëjnë të voglin, Zaho të mendojë se puna e babait është ‘të flasë’. Erion Veliaj i ka kërkuar kryeministrit të tregojë episodin e lezetshëm se si përgjigjet Zaho kur e pyesin se çfarë pune bën babi.
“Babi vetëm flet”,- kështu thotë Zaho sipas Kryeministrit, Edi Rama.
Më pas Rama ka sqaruar se kjo përgjigje vjen si pasojë e pyetjeve të bashkëshortes se tij, Lindës teksa ai rikthehet në shtëpi dhe vazhdon me bisedat telefonike.
“Sepse dëgjon të ëmën, kur unë shkoj në shtëpi natën vonë dhe jam duke folur në telefon, që më thotë: Nuk je lodhur akoma? Në shtëpi ne nuk kemi televizion shqip, s’ka lajme dhe nuk sheh televizor”- ka shtuar më tej kryeministri.