Akuzat për vilën, Basha: Përpjekje cinike të Ramës për të…

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, i është përgjigjur nga Korça, akuzave lidhur me vilën ku jeton aktualisht, në një kopleks në periferi të Tiranës.

Basha tha se akuzat janë gënjeshtra cinike për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë që zbulohen çdo ditë.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij.

LEXO EDHE  14 milionë € për 4 shkolla/ Bashkia i jep me koncesion shkollat kompanisë Fusha shpk

Kjo është arsyeja që unë nuk bëhem pjesë e kësaj loje.

Siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, tha Basha.