Aktorja akuzon publikisht regjisorin Polanski: Më përdhunoi brutalisht, kur isha 18 vjeç

Aktorja e filmit francez Valentine Monnier ka akuzuar regjisorin e njohur Roman Polanski për përdhunim. Ajo ka preferuar që të heqë dorë nga anonimati, për t’i dhënë besueshmëri pervojës së saj të tmerrshme me fituesin e çmimit Oskar.

Valentine Monnier ka treguar se Polanski e ka përdhunuar “dhunshëm” në një resort skish në Gstaad (Zvicër), kur ajo ishte 18 vjeç (1975). Aktorja franceze ka thënë më tej se asokohe kishte frikë të fliste, pasi mendonte se regjisori i filmit mund t’i merrte jetën.

LEXO EDHE  Pas largimit nga Top-i dhe sherrit me Kejvinën, zbulohet ku do e shohim Einxhel

Risjellim në vëmendje se Polanski është ende në kërkim në SHBA, pasi u largua nga vendi në vitin 1997, kur u deklarua fajtor për përdhunimin e një nxënëseje 13-vjeçare. Por pavarësisht kësaj, kjo nuk u bë aspak pengesë për Akademinë e Filmit që t’i jepte Polanskit çmimin Oskar për procudentin më të mirë në vitin 2003.