Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë, ku janë përplasur 3 automjete dhe një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë 17-vjeçari K.V ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa 3 personat e tjerë kanë marrë dëmtime të lehta.

Informacion paraprak:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

LEXO EDHE  Protesta e banorëve të Unazës së Re/ Avokati i Popullit: Duhet dialog, dëmshpërblim i arsyeshëm për...