• Kontakt
Tuesday, June 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alarm mjedisor në grykëderdhjen e Shkumbinit, shiringa, ampula dhe mbetje spitalore mes pushuesve e turistëve

20:56 : 09/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas denoncimit, grupi i Fiks Fare shkoi në terren për të verifikuar situatën. Në zonën ku lumi Shkumbin derdhet në det, mes kallamishteve dhe mbetjeve të shumta plastike, u konstatuan shiringa, age, ampula, shishe të vogla medikamentesh dhe paketime të ndryshme ilaçesh. Mes mbetjeve të gjetura kishte edhe produkte mjekësore si nafazolinë dhe insulinë.

Mbetjet nuk ishin të përqendruara në një pikë të vetme, por të shpërndara përgjatë një sipërfaqeje të konsiderueshme bregdetare. Kjo ngre dyshime se ato mund të jenë transportuar nga rrjedha e lumit Shkumbin dhe më pas të jenë depozituar në grykëderdhje. Megjithatë, burimi i saktë i tyre mbetet ende i paidentifikuar.

Situata konsiderohet shqetësuese edhe për faktin se shumë pranë kësaj zone ndodhet plazhi i Vilbashtovës, i frekuentuar gjatë sezonit veror nga pushues vendas dhe turistë të huaj. Gjatë xhirimeve të Fiks Fare, pranë bregut ku ndodheshin mbetjet u panë vizitorë që shëtisnin dhe pushonin në zonë.

Për këtë problem, gazetarët iu drejtuan Bashkisë Rrogozhinë. Fillimisht ata kontaktuan drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore në Gosë, e cila deklaroi se nuk mund të përcaktojë origjinën e mbetjeve të gjetura, por siguroi se qendrat shëndetësore nën administrimin e saj zbatojnë procedurat ligjore për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Sipas saj, institucioni ka kontratë me një kompani të specializuar që i tërheq këto mbetje çdo javë, ndërsa qendra shëndetësore më e afërt me zonën ndodhet rreth katër kilometra larg rrjedhës së lumit Shkumbin.

Lexo edhe:

Alarm nga inspektimet/ Mbetjet spitalore kancerogjene ruhen në tualete dhe korridore

Nga burgu te fitimi i tenderave/ Miri i “Vale Recycling” merr 365 mijë € për asgjësimin e mbetjeve spitalore

Më pas, Fiks Fare iu drejtua sërish Bashkisë Rrogozhinë. Punonjësja e zyrës së informacionit konfirmoi se bashkia është në dijeni të problematikës dhe se për këtë çështje janë dërguar shkresa zyrtare drejt Bashkisë Elbasan dhe Bashkisë Librazhd, pasi lumi Shkumbin përshkon këto territore përpara se të derdhet në det.

Në një reagim për Fiks Fare, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Turizmit dhe Sportit në Bashkinë Rrogozhinë, Orges Tosku, deklaroi se ndotja e grykëderdhjes së Shkumbinit është një problem që vazhdon prej vitesh. Sipas tij, bashkia ka njoftuar vazhdimisht institucionet vendore dhe qendrore për mbetjet që transportohen nga lumi, por ende nuk janë siguruar fondet e nevojshme për një zgjidhje afatgjatë.

Ai tha se bashkia ka organizuar disa aksione pastrimi në bashkëpunim me shkollat dhe ushtrinë, ku aksioni i fundit është zhvilluar në muajin mars. Megjithatë, sipas tij, mbetjet rikthehen vazhdimisht pasi transportohen nga rrjedha e lumit.

Përfaqësuesi i bashkisë shtoi se në zonë gjenden jo vetëm mbetje plastike, por edhe mbetje spitalore, qelqe dhe madje kafshë të ngordhura. Ai theksoi se aktualisht e vetmja mundësi mbetet organizimi i aksioneve të tjera pastruese, duke pranuar se kjo nuk përbën një zgjidhje përfundimtare të problemit.

Ndërkohë, mbetjet spitalore vijojnë të qëndrojnë pranë vijës bregdetare, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë mjedisore dhe shëndetin publik në një zonë të frekuentuar nga pushuesit./TCH

Etiketa: Alarm mjedisorampulagrykëderdhjen e ShkumbinitMbetje spitalorepushuesveshiringaturistëve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alarm nga inspektimet/ Mbetjet spitalore kancerogjene ruhen në tualete dhe korridore

13:51 : 13/05/2026
AKTUALITET

Nga burgu te fitimi i tenderave/ Miri i “Vale Recycling” merr 365 mijë € për asgjësimin e mbetjeve spitalore

19:22 : 18/04/2026
AKTUALITET

Alarm mjedisor në Shkodër, tonelata mbetjesh plastike pushtojnë brigjet e Velipojës

18:29 : 01/12/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet 42-vjeçari që u vidhte sendet personale në shezllone pushuesve në Durrës

12:49 : 10/08/2025
AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
AKTUALITET

Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi

20:59 : 30/05/2025
Para

Treni Durrës-Rrogozhinë, shtyhet afati i tenderit 90 mln euro

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Qershor 2026

23:15 : 09/06/2026

Ja kush janë firmëtarët e nismës për ndryshime në Kodin Zgjedhor

23:10 : 09/06/2026

Protestuesit marshojnë mes makinave, shoferët fikin mjetet dhe mbështesin revoltën në Tiranë

23:02 : 09/06/2026

Ambasadori Meidani suporton studentët e RMV: Ju jeni brezi i ndryshimit

22:56 : 09/06/2026

“A jeni dakord që kryeministri Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit ngenë kartonët jeshil

22:47 : 09/06/2026

Brahaj: Rama ka korruptuar shtetin dhe politikën

22:40 : 09/06/2026

Lapaj: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, përballje me të gjitha mënyrat

22:30 : 09/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekdeneme bonusuJojobetcasibom girişjojobethttps://www.letmejizz.coPoliwinGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibom Güncel GirişJojobet