• Kontakt
Tuesday, June 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

REL: “Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin

15:41 : 09/06/2026
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Mes protestave të ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, që shpërthyen kundër një projekti turistik luksoz dhe u zgjeruan si një lëvizje më e gjerë kundër qeverisë, është thelluar edhe përplasja diplomatike dhe retorike mes Tiranës dhe Teheranit.

Nga njëra anë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, pretendon se pas tensioneve dhe narrativëve që po qarkullojnë, qëndron një fushatë e organizuar dezinformimi dhe ndërhyrjeje nga Irani, të cilën ai e lidh edhe me sulmet e mëparshme kibernetike ndaj Shqipërisë.

Nga ana tjetër, pala iraniane dhe rrjetet e lidhura me të e paraqesin Shqipërinë si një bazë për aktivitetet e opozitës iraniane dhe si pjesë të një agjende më të gjerë kundër regjimit në Teheran.

Këto përplasje zhvillohen ndërsa mijëra qytetarë, prej ditësh, protestojnë në rrugët e Tiranës, si edhe në disa kryeqytete botërore ku jetojnë shqiptarë, kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz, të planifikuar nga Jared Kushner – dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump – në një zonë të izoluar të bregdetit shqiptar.

Kritikët kërkojnë anulimin e projektit, duke argumentuar se ai cenon një zonë të mbrojtur, e cila shërben si habitat për flamingot, fokat dhe breshkat e detit.

Lexo edhe:

10 ditët që tronditën ‘sistemin’

Nga apatia politike te ndërgjegjja qytetare/ Një moment vendimtar për Shqipërinë

Akuzat për “luftë hibride” dhe përplasja diplomatike

Rama, i cili nuk heq dorë nga projekti, thotë se Irani është përfshirë në një “luftë hibride” dezinformimi kundër investimit, i cili mund të arrijë vlerën prej 4 miliardë eurosh.

“Ai është pjesë e kësaj, sepse nuk është askush tjetër i interesuar të nxisë narrativin e antisemitizmit, bazuar në një lajm të rremë, të pabesueshëm dhe të neveritshëm”, tha Rama për gazetën amerikane Politico, duke iu referuar teorive konspirative se projekti mund të përfshijë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.

Për Iranin, i cili ndodhet në tensione të vazhdueshme me SHBA-në dhe Izraelin, këto pretendime janë “qesharake”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, tha se autoritetet shqiptare po shmangin përgjigjen ndaj kërkesave të qytetarëve të tyre dhe po përpiqen ta mbyllin çështjen përmes akuzave ndaj Teheranit.

“Populli shqiptar është mjaftueshëm i mprehtë për të mos i besuar këto pretendime”, u shpreh ai në një konferencë për media.

Rama reagoi me një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë politike, duke rikthyer në vëmendje sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, të cilat Tirana ua atribuon aktorëve të mbështetur nga Irani.

Sipas tij, Shqipëria ka qenë vazhdimisht cak i një fushate të qëllimshme dezinformimi dhe përpjekjesh për destabilizim.

“Regjimi juaj mund të hakojë rrjete, të burgosë kritikë, të censurojë zëra, të kërcënojë kundërshtarë, të ushtrojë presion mbi fqinjët dhe të prodhojë pafund justifikime për dështimet e veta. Por, nuk mund t’i shpëtojë përgjithmonë realitetit”, shkroi Rama në platformën X.

Ai tha se tensioni lidhet kryesisht me praninë e opozitarëve iranianë në Shqipëri, të cilëve vendi u ka ofruar strehim nga regjimi i Teheranit.

“Ju nuk ia falni Shqipërisë që strehoi burra dhe gra iraniane që ju kërkuat t’i heshtnit përmes frikës, burgosjes dhe vdekjes, vetëm sepse guxojnë të mendojnë, të flasin apo të ëndërrojnë ndryshe”, shkroi Rama.

Prania e MEK-ut dhe tensionet e vazhdueshme

Shqipëria strehon rreth 3.000 anëtarë të Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (MEK) – një lëvizje opozitare në mërgim kundër regjimit në Teheran.

Ata u zhvendosën në vitin 2013 nga Iraku, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe për arsye humanitare, dhe prej atëherë jetojnë në një kamp pranë Durrësit.

Prania e tyre është shoqëruar disa herë me tensione.

Në qershor të vitit 2023, Policia e Shtetit ndërhyri në kampin e MEK-ut, nën dyshimet për “provokim lufte” dhe “sulme kibernetike”, por grupi i hodhi poshtë akuzat, duke e cilësuar operacionin si të padrejtë dhe shtypës.

Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare akuzuan Iranin për një seri sulmesh kibernetike ndaj institucioneve shtetërore që nga viti 2022.

Sulmet goditën disa herë sistemet digjitale dhe shërbimet publike dhe çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ndaj, sipas Ramës, zhvillimet e fundit nuk janë të panjohura për Shqipërinë.

Autoritetet, tha ai, “i njohin gjurmët, metodat dhe kërcënimet” që vijnë nga këto sulme.

“Shqipëria mbetet objekt i tentativave për ndikim”

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shqipëri, Dritan Hoxha, vlerëson se ky debat nuk paraqet ndonjë rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Sipas tij, ajo mbetet e garantuar nga anëtarësimi në NATO dhe perspektiva e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Nuk shoh rrezik për komprometim të sigurisë kombëtare të Shqipërisë”, thekson Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai paralajmëron për tentativa të mundshme për ndikim dhe instrumentalizim nga aktorë të jashtëm, veçanërisht nëpërmjet dezinformimit.

Në këtë kontekst, thotë ai, narrativi për zhvendosjen e qytetarëve nga Gaza në bregdetin shqiptar mund të jetë pjesë e një fushate të tillë, ku Irani mund të ketë interes.

“Ka interes për përdorimin e metodave diversioniste, si përhapja e lajmit për vendosjen e palestinezëve në Zvërnec [të Shqipërisë], por u mbetet protestuesve të bëjnë dallimin mes tentativave për manipulim dhe qëllimeve reale të protestës”, shprehet Hoxha.

Duke kujtuar se Shqipëria perceptohet si një aleat i fortë i SHBA-së dhe një vend me marrëdhënie të mira me Izraelin, ai thotë se kjo e bën atë objekt të herëpashershëm të tentativave për ndikim nga Irani.

Por, çfarë është në fakt “Revolucioni i Flamingove”?

Protestat e njohura si “Revolucioni i Flamingove” morën këtë emër për shkak të pranisë së madhe të flamingove në zonën ku planifikohet ndërtimi i resortit turistik luksoz.

Ato shpërthyen më 30 prill, pasi një segment i vijës bregdetare në Zvërnec, pranë Vlorës, u rrethua dhe u vendos nën kontroll të sigurisë private.

Territori, i cili kishte status të mbrojtur deri në ndryshimet ligjore të vitit 2024, së bashku me ishullin e Sazanit, është pjesë e një projektit investues, që synon ta shndërrojë zonën në një destinacion turistik të nivelit të lartë.

Projekti do të zhvillohet nga kompania e investimeve e Kushnerit, Affinity Partners – e cila i tha Radios Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen” – në bashkëpunim me investitorë të tjerë.

Kundërshtarët argumentojnë se toka po u jepet ose shitet investitorëve të huaj pa konsultim publik dhe pa një vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis.

Paralelisht, autoritetet e prokurorisë kundër korrupsionit janë duke zhvilluar një hetim për mënyrën e kalimit të pronësisë dhe statusin e tokës.

Kërkesa për ligj dhe transparencë

Politologu shqiptar, Ermal Hasimja, thotë se çështja e Zvërnecit duhet të trajtohet vetëm përmes zbatimit të ligjit dhe transparencës së plotë, pavarësisht, siç thekson ai, ndryshimeve ligjore që kanë krijuar hapësira për abuzime.

“Nëse do të ketë transparencë të plotë mbi mënyrën se si janë marrë pronat, mbi investitorët dhe lejet mjedisore, duke respektuar ligjin në çdo hap, besoj se mund të gjendet rruga e duhur. Çfarë ndodh në fund, është çështje tjetër, por thelbi mbetet zbatimi i ligjit dhe transparenca e plotë”, thotë Hasimja për Radion Evropa e Lirë.

Në të njëjtën linjë me të është edhe gazetari dhe analisti tjetër shqiptar, Ben Andoni.

Ai vlerëson se projektet e mëdha nuk mund të mbeten në duart e një rrethi të ngushtë politik, por se duhet të shoqërohen me transparencë dhe konsultim publik.

Sipas tij, rasti i Zvërnecit ka shërbyer si një “zbulues” i problemeve të vjetra, veçanërisht të çështjes së pronave dhe mënyrës së menaxhimit të tyre, duke rritur edhe ndërgjegjësimin publik për zonën dhe zhvillimet e planifikuara.

“Çështja ka nxjerrë në pah një problem shumë të madh në vendin tonë – atë të pronave, që është gati një ‘kancer’ për zhvillimin e Shqipërisë”, thotë Andoni për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria shqiptare, nga ana tjetër, mohon çdo mungesë transparence apo shkelje ligjore në proces.

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, Rama hodhi poshtë akuzat e kundërshtarëve se projekti synon krijimin e një “ishulli privat të familjes Trump” apo marrjen nën kontroll të zonave të mbrojtura.

“Nuk ekziston asnjë ‘ishull i familjes Trump’. Nuk ekziston as ideja që familja e presidentit amerikan po merr nën kontroll zona të mbrojtura me flamingo”, u shpreh Rama, derisa presioni ndaj tij nisi të rritej edhe në një front tjetër.

BE-ja ngre shqetësim për projektin në zonë të mbrojtur

Komisioni Evropian paralajmëroi këtë javë se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur mund të ketë ndikime serioze mjedisore dhe të cenojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria mbetet vend kandidat me perspektivë për anëtarësim, por progresi në negociata kushtëzohet nga përmbushja e standardeve evropiane.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, kujtoi se në kuadër të negociatave, veçanërisht për Kapitullin 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria duhet ta përafrojë plotësisht legjislacionin me atë të BE-së.

Kjo, sipas tij, përfshin zbatimin e Direktivave për Shpendët dhe Habitatet dhe rishikimin e ndryshimeve ligjore që mund të bien ndesh me këto standarde.

Rama i minimizoi këto shqetësime, duke thënë se vlerësimi i ndikimit në mjedis nuk ka përfunduar ende dhe se do të bëhet paralelisht me zhvillimin e projektit.

“Komisioni Evropian nuk ka arsye të dyshojë në vullnetin tonë të fortë për të mbrojtur gjithçka që duhet të mbrohet kur bëhet fjalë për faunën dhe natyrën”, tha kryeministri shqiptar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Që nga viti 2013 në pushtet, Rama e ka ndërtuar diskursin e tij politik edhe mbi promovimin e turizmit si një nga motorët kryesorë të ekonomisë.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria – me rreth 2.7 milionë banorë – ka regjistruar nga mbi 11 milionë vizitorë në vitet e fundit.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram dy ditë më parë, Rama ka argumentuar se zonat e mbrojtura shpesh keqkuptohen si hapësira që duhet të izolohen nga ekonomia, duke përmendur parkun Camargue në Francë si shembull të bashkëjetesës mes biodiversitetit dhe zhvillimit ekonomik.

“Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet dhe mallkimet tuaja…”, shkroi në rrjetin social. /REL

Etiketa: Edi Ramaflamingoproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 ditët që tronditën ‘sistemin’

16:55 : 09/06/2026
AKTUALITET

Nga apatia politike te ndërgjegjja qytetare/ Një moment vendimtar për Shqipërinë

16:18 : 09/06/2026
AKTUALITET

“Thatë që s’ka projekt por u vendos gardhi”/ Rama i hakërrehet gazetares së huaj: Nuk më intereson ça dëgjon në rrugë…

15:59 : 09/06/2026
AKTUALITET

Rama përpiqet të lajë imazhin në sytë e të huajve: Qytetarët të lirë të protestojnë!

15:32 : 09/06/2026
AKTUALITET

Katolikët braktisin Ramën!

14:08 : 09/06/2026
AKTUALITET

Qeveria kujtohet për programin ‘Pas shkolle’, riciklon premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit

13:13 : 09/06/2026
Para

"Thatë që s'ka projekt por u vendos gardhi"/ Rama i hakërrehet gazetares së huaj: Nuk më intereson ça dëgjon në rrugë...

TË GJITHA

Lista/ Këta janë kandidatët për deputetë me më shumë vota deri më tani në Kosovë

18:02 : 09/06/2026

96 organizata kërkojnë rishikimin e politikave për zonat e mbrojtura, letër Kuvendit

17:59 : 09/06/2026

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

17:46 : 09/06/2026

Plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen 3 punonjës policie/EMRAT

17:35 : 09/06/2026

Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro

17:28 : 09/06/2026

I dënuar me burg për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohet në Itali shqiptari me dy emra

17:10 : 09/06/2026

SPAK, kërkesë të dytë Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

17:01 : 09/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet GirişGrandpashabet destekdeneme bonusuJojobetcasibom girişjojobethttps://www.letmejizz.coJojobetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet