Është publikuar videja ku shihet Armand Shakaj, i njohur si “Mand dhelpra”, duke fshehur motorin e 34-vjeçarit të zhdukur Eglant Koçi.
Pamjet e siguruara nga Voxnews përforcojnë dyshimet e hetuesve se Shakaj është personi kryesor i përfshirë në ngjarje, pasi dyshohet se ka mbajtur peng Koçin, i cili prej ditësh rezulton i zhdukur.
Policia ka arrestuar edhe Enea Zyferin, 25 vjeç, i akuzuar për “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Shakajn pas ngjarjes.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar Koçi dhe motori i tij, i lëvizur nga vendi ku ishte parkuar.
Hetuesit kanë identifikuar ambientin ku Koçi dyshohet se ka hyrë përpara zhdukjes, si dhe personat që kanë pasur kontakte me të në ato momente.
Ndërkohë, kërkimet për gjetjen e tij vazhdojnë paralelisht me përpjekjet për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt.









