• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtuar drejt Brazilit për disa ditë pushime, në vilën që ky i fundit zotëronte në Fortaleza. Në marrjen në pyetje nga agjentët menjëherë pas vrasjes së Albanit, biznesmeni 66-vjeçar kishte deklaruar se atë natë, pasi kishin darkuar në një restorant, po ktheheshin në shtëpi me makinë.

Në një segment të rrugës, një motor me dy persona iu është afruar duke i detyruar të ndalojnë. Më pas Guido është nxjerrë me forcë nga makina, është detyruar të shtrihet në tokë dhe pak çaste më vonë ka dëgjuar një të shtënë. Agresorët janë larguar menjëherë me motor, duke lënë trupin e Albanit të shtrirë në asfalt, në një pellg gjaku.

Shkak i krimit, në pamje të parë, duket se është grabitja, por policia vëren se dy vrasësit janë larguar pa marrë asgjë të vlefshme nga makina. Një ditë më pas, agjentët e policisë shfaqen në vilën në pronësi të Guidos, aty ku roje është Hose De Souza, me pseudonimin Ziko, vëllai i Silvias, të dashurës së biznesmenit.

Gjatë marrjes së tij në pyetje, hetuesve u vjen një “dhuratë” e papritur. Hose deklaron se porositësit e vrasjes së Albanit kanë qenë Guido dhe Silvia, dhe shton se biznesmeni italian i kishte dhënë një zarf me para për t’ia dorëzuar vrasësit, Romario Lopez De Lima, i cili është nipi i Silvias dhe Hose-s. Pas kësaj dëshmie, Guido arrestohet menjëherë.

Pas këtij arrestimi që duket se erdhi i papritur, familjarët e tij të alarmuar nisën të lëviznin çdo gur për ta rikthyer në shtëpi, diçka që vërtetohet edhe nga një deklaratë e përkthyeses së Guidos:

Lexo edhe:

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

“Kur u lirua ishin te Divizioni i Vrasjeve, ai ishte i ulur dhe avokati në këmbë. Guido i tha që në fund të muajit duhej të ishte në Katar dhe se nëse avokati arrinte t’i nxirrte pasaportën para fundit të muajit, kishte 20 mijë euro në dorë”.

Me sa duket skema funksionoi më së miri, sepse rreth orës 15:00 Guidos i dorëzojnë pasaportën dhe në orën 23:00 ai niset me avion për në Itali.

Është e kuptueshme që kushdo që përfundon në burg kërkon të dalë sa më shpejt, por nxitimi për t’u kthyer në Itali pa kërkuar sqarimin e rrethanave të një vrasjeje ku ai ishte dëshmitari i vetëm, shton shumë dyshimet se gjërat brenda zyrave të policisë braziliane kanë shkuar sipas skenarit të familjes Bertola.

Alban Gropçaj u vra në Fortaleza, në një atentat që me sa duket ishte organizuar nga personat të cilëve u besonte më shumë. Sot, pas 6 vitesh zvarritje, Guido Bertola dhe e dashura e tij Silvia De Souza shijojnë jetën në liri të plotë, pavarësisht provave të akuzës. Ne si media denoncojmë, por ndërhyrjen dhe interesimin pranë drejtësisë braziliane duhet ta bëjnë autoritetet tona, për të vënë në vend drejtësinë e munguar ndaj një shtetasi shqiptar./Piranjat

Etiketa: Alban GropçajBrazilGuido Bertola

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

08:40 : 10/11/2025
BOTA

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025
AKTUALITET

Nga Italia në Brazil: rrëfimi i errët i vrasjes së Alban Gropçajt!

21:20 : 07/11/2025
BOTA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025
BOTA

64 të vrarë në aksionin më të madh kundër krimit të organizuar në Brazil

21:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
Para

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com