Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj i cili kishte kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’.
Rjepaj akuzohet nga SPAK për dosjen e “Sterilizimit” për të cilën janë marrë të pandehur 8 person mes tyre edhe Ilir Beqaj.
Për Rjepajn është kërkuar në pretencë dënimi me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, përfiton uljen e 1/3 së dënimit, duke zbritur në 6 vite e 8 muaj burg.
Rjepaj akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvendës i Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Klodian Rjepaj është marrë i pandehur nga SPAK për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve” në dosjen e “Sterilizimit”.














