Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku foli për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë, por një qytetar e ka konsideruar mbledhjen “si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi”.
Teksa po lexonte komentet nga qytetarët në Facebook, Rama u irritua kur pa qytetari kishte shprehur mendimin e tij dhe e krahasonte me Enver Hoxhën. Sic duket, Rama nuk i kontrolloi dot nervat dhe e ofendoi qytearin duke e quajtur idiot komplet.
“Kam marrë me vete disa komente nga Facebook-u dhe është njëri që shkruan këtu ‘Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’. Kuptohet që sa të jenë këta tipa, komunizmi do jetë në pushtet. Idiot komplet. Po çfarë t’i them? Këto dëgjesa, në Amerikë ku komunizmi nuk ka qenë asnjëherë, ndodhin shpesh”, tha Rama ndër të tjera.














