Policia e Lushnjes ka zhvilluar ditën e sotme një “aksion të vështirë”. Dy efektivë kanë goditur me grushta një shofer të moshuar dhe kanë tentuar ta nxjerrin nga makina duke e tërhequr zvarrë.
Një video e publikuar nga JOQ tregon momentin ku dy efektivë të Policisë godasin shoferin dhe përpiqen ta nxjerrin me forcë.
Ngjarja ka ndodhur para pak orësh dhe në mes të rrugës ku kishte edhe mjaft qytetarë të tjerë.
Për momentin ende nuk dihet shkaku i këtij “aksioni” dhe veprimeve të policisë ndaj qytetarit.














