• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të hetojë deputetin e Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, për “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”.

Gjyqtari Erjon Çela, pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, si dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet.

Lexo edhe:

Fletëthirrja për Berishën/ Bardhi: SPAK nuk mund të keqinformojë për interesa politike

Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

Mësohet se që prej vitit 2023, ndaj tij kishte nisur një hetim pasuror. Por, duke qenë se Ndoja u bë deputet nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që të pushojë çështjen.

Në kushtet kur Ndoja është bërë deputet, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën dhe i është drejtuar GJKKO-së të shprehet mbi këtë kërkesë. Sot, gjyqtari Çela ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve. Ai ka vendosur që të gjitha aktet e hetimit që ka kryer Prokuroria e Tiranës prej 2 vitesh, të kalojnë në SPAK. Ndërkohë që Prokurorinë e Posaçme e urdhëron që të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet për deputetin Ndoja.

Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndojën.

Ende nuk dihet se si nisi hetimi nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa Ndoja u shkarkua nga KPK në vitin 2022. Ai doli përfundimisht nga sistemi i drejtësisë më 22 prill të këtij viti. Ishte Ndoja që u tërhoq nga ankimi i tij në KPA, për shkak se u fut në listat e deputetëve në zgjedhjet e 11 majit.

Etiketa: Arjan NdojaGJKKOspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fletëthirrja për Berishën/ Bardhi: SPAK nuk mund të keqinformojë për interesa politike

16:33 : 14/11/2025
AKTUALITET

Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

15:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Nuk kam marrë njoftim për 21 janarin”/ SPAK reagon pas deklaratës së Berishës: Janë refuzuar dy fletëthirrje!

14:07 : 14/11/2025
AKTUALITET

21 janari/ A do të paraqitet sot në SPAK, Berisha: Nuk kam marrë ftesë

09:42 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

09:15 : 14/11/2025
AKTUALITET

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025
Para

Drejtohej nga shqiptarë, çmontohet shpërbëhet rrjeti i drogës mes Italisë dhe Spanjës

TË GJITHA

Fletëthirrja për Berishën/ Bardhi: SPAK nuk mund të keqinformojë për interesa politike

16:33 : 14/11/2025

Drejtohej nga shqiptarë, çmontohet shpërbëhet rrjeti i drogës mes Italisë dhe Spanjës

16:21 : 14/11/2025

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

15:58 : 14/11/2025

Noka: Zarfi nga SPAK nuk u hap sepse nuk kishte emrin e Berishës

15:56 : 14/11/2025

4 persona dhunojnë me shkopa bejsbolli 2 të mitur në Konispol

15:45 : 14/11/2025

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

15:35 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com