Nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçarit i cili dyshohet se vrau gruan e tij Anjeza Zeneli dhe më pas veten, në Francë, ka folur për mediat.
Për euronews, ajo ka rrëfyer se i biri e donte shumë gruan e tij, mirëpo përgjatë kohëve të fundit kanë pasur debate me njëri-tjetrin.
E pyetur nëse ka komunikuar me familjarët e 30-vjeçares, nëna e Andonit u shpreh se nuk kanë pranuar të flasin me të teksa i janë drejtuar me fjalët “me çfarë surrati më merr në telefon”.
Nëna e Andonit: Janë me karta franceze, këto kohët e fundit nuk e di si u bë ky muhabet për djalin. Dua ndihmë që të më sjellin trupin e djalit, me një rrogë të vogël jam, çupën e madhe e kam me të meta mendore.
Dua nevojën e shtetit. Me familjen e nuses nuk kam folur. Me çfarë surrati më merr mua më thanë. Falje nuk i kërkoj se këtë më tha, ti nuk ke fytyrë të më flasësh mua. Evlat ajo, evlat unë. Ai e bëri për dashuri se e deshte shumë.
Është plagë si për atë dhe për mua. Edhe për fëmijët që mi la rrugëve. Probleme ka, iku djali, mi la fëmijët. Me një vajzë me të meta mendore. E kisha të mrekullueshëm atë bir, nuk e di pse e bëri këtë gjë. Pyet Lavazhin poshtë në Libonik çfarë djali kisha unë, të pyesësh njëherë çfarë djalë kisha unë.
Me llogjikë, punëtor, nuk prishte me asnjë gojë. E kisha djalë të shkëlqyer.














