Burgu i Bënçës ka mbyllur zyrtarisht dyert, duke shkaktuar një goditje të rëndë sociale dhe ekonomike për Tepelenën.
Rreth 70% e punonjësve të institucionit kanë dhënë dorëheqjen, pasi nuk kanë përballuar transferimet e detyruara, ndërsa pjesa tjetër, rreth 30%, pritet të vijojë punën vetëm edhe për tre muaj të tjerë, deri në finalizimin e proceseve të mbylljes.
Në total, afërsisht 100 punonjës kanë mbetur pa vend pune, duke rritur shqetësimin për pasojat që ky vendim sjell për ekonominë e zonës.
Sipas burimeve lokale, urdhri për mbylljen është komunikuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve, të hënën, gjë që ka shtuar ndjeshëm pakënaqësinë dhe pasigurinë te punonjësit dhe familjet e tyre.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi planet për rikualifikimin e stafit apo hapjen e vendeve të reja të punës në zonë.














