Deputeti Klevis Balliu sqaroi në emisionin Kjo Javë dhe përplasjen që pati me socialistin Ceno Klosin këtë javë në komisionin parlamentar, teksa e akuzoi se ka lejuar si drejtor i tatimeve trafikimin e kokainës.
Balliu u shpreh: “Një njeri që ka 4 dosje në hetim, edhe kolegët vënë bast se do e marrin sot apo nesër. I kam thënë hajdut. Në Shqipëri ka rënë parlamentarizmi.”
Debati ka nisur për shkak se ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, nuk ishte prezent për të prezantuar projektbuxhetin e vitit 2026. Balliu theksoi se ministria e saj merr 70% të buxhetit të shtetit, ndërkohë që sektorë të tjerë si arsimi, shëndetësia dhe SHISH mbeten të pakfinancuar.
Balliu: Një njeri që ka 4 dosje në hetim, që edhe kolegët venë bast do e marrin sot apo nesër. I kam thënë hajdut. Në Shqipëri ka rënë parlamentarizmi. Projekt buxhetin e raporton vetëm ministrja. Por kur diskutohet buxheti në parim, e detyron ministren të vijë se ajo kërkon financimin.
Ministria e Belinda Ballukut merr 70% të buxhetit të shtetit. Nuk kemi buxhet për arsim, për shëndetësinë, nuk kemi buxhet për SHISH. Asnjë tjetër nuk ka buxhet, është i përqendruar te lubi Ballukut. Kryetarja tha do e shpjegojë një nga përfaqësuesit se nuk është prezente. Përfaqësuesi tha nuk e dimë. Nuk japim shpjegim.














