Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në qytet.
Në pranga kanë rënë shtetasit: Amarildo Rrethi 20 vjeç, Jozef Rica 25 vjeç dhe Lorenc Kiptiu., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë.
Policia informon se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.














