Gjykata e lartë ka rrëzuar ankimimin e vëllai të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, lidhur me kontrollet e kryera në dhjetor 2024 në banesat dhe ambientet e bizneseve të tij nga SPAK.
Raportohet se vendimi u dha në dhomë këshillimi nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj. Trupa gjykuese u shpreh se vendimi i Apelit të Posaçëm në Tiranë datë 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.
Në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, mësynë në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij Erion Veliaj. Arbër Velaj kishte bërë ankim për këto kontrolle por më 31 korrik të këtij viti Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e tij.
Vendimi, i marrë konfirmoi vendimin e shkallës së parë dhe i dha të drejtë institucioneve për të vijuar hetimet ndërsa Veliaj kishte ankimuar këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit e ka rrëzuar ankimin.














