Personat qe shikoni në foton e mësipërme janë Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Brest ku çifti është gjetur i vdekur nga policia, pasi janë njoftuar nga banorët e zonës se kishin dëgjuar të shtëna me armë.
Pranë tyre është gjetur gjithashtu dhe një pushkë gjahu. Sipas raportimeve, hetuesit kanë dyshime se burri ka vrarë fillimisht gruan me armë gjahu pastaj ka vrarë veten.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, sakaq bëhet me dije se çifti ishte prindër i dy fëmijëve.














