Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi gjatë konferencës së tij për shtyp disa deklarata të kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për lidhje me individë të dyshuar nga grupet kriminale ndërkombëtare.
Berisha u shpreh se Rama, sipas tij, ka dhënë mbështetje direkte për vëllezërit Hysa, të dyshuar si pjesë e kartelit të drogës Sinaloa në Meksikë, duke i shpallur “investitor strategjik” dhe duke u dhënë leje për hotele 5 yje dhe kazino.
Ai theksoi se ky lloj trajtimi sipas tij u ka mundësuar këtyre individëve të operojnë në Shqipëri pa pagesë taksash për dhjetë vite.
“Tani mundësisht deklaratat e Ramës.
Avokati i tyre… A ka avokati më të madhe? Ja, flet si avokat.
Flet vetë, tregon vetë se si i dha lincencën e hotelit, i dha lejen e hotelit me 5 yje, e shpalli investitor strategjik 10 vjet pa taksa, i dha licencën e kazinosë klanit të Sinaloas, vëllezërve Hysa në një ndër pozicionet më të fuqishme në kartelin më të fuqishëm të drogës në botë që është Sinaloa.” -tha Berisha.














