Mentor Rama, 36 vjeç, shqiptar me shtetësi britanike, humbi jetën në Stamboll pas një transplanti flokësh dhe një procedure dentare.
Ai kishte qëndruar në një hotel në zonën Şişli, pranë klinikës ku kryente transplantin. Mediat britanike raportojnë se një ditë më vonë iu nënshtrua një trajtimi dentar, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.
Mentor Rama u dërgua me urgjencë në spitalin Seyrantepe Hamidiye Etfal, ku u shpall i vdekur më 11 nëntor rreth orës 16:30.
Pas autopsisë, trupi iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje. Autoritetet turke kanë nisur hetime për të sqaruar shkaqet e ngjarjes.














