Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin pranë Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas saj, OSHEE kishte njoftuar banorët që nga ora 24:00 për një remont në zonë, e cila qëndroi në black out total.
Lala tha se në këtë zonë kishte shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin, përveç një kamere të një biznesi të sekuestruar, disa kamerave të tjera të bizneseve dhe atyre të Rinasit.
Ajo shtoi se tashmë ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në këtë ngjarje.
“OSHEE ka njoftuar banorët që në datën 24:00 se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin.
Ishte vetëm kamera e një biznesi e sekuestruar, disa biznese të tjera dhe kamerat e Rinasit. Ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetëror në këtë histori,” tha Klodiana Lala.














