Babai i Ervin Matës, Luan Mata ka dëshmuar në procesin në GJKKO ndaj Plaurent Devishaj dhe Jualian Meçajt, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojit, ku u vra shoferi i tij Andi Maloku.
Në hotelin në pronësi të tij ka shpërthyer një sasi tritoli në vitin 2020.
“Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat, kam Hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion.
Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020 ka pasur një incident, kam qenë brenda në hotel. I gjithë hoteli është i mbuluar me kamera. Kam dy fëmije. Nuk kam dijeni kush e ka ma ka vendosur
Në proces ishin thirrur për të dëshmuar edhe Julian Pjetri, i dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për atentatin ndaj Arjan Ndoj.
“Nuk dua të jap shpjegime, përfitoj nga kjo e drejtë që më jep ligji”, u shpreh ai.
Dëshmitar u paraqit edhe Genti Nderjaku, po ashtu i dënuar me 5.4 vite burg nga GJKKO si pjesë e grupit që kryen atentatin.
“Nuk dua të përgjigjem, dua të përfitoj nga kjo e drejtë”, deklaroi Genti Nderjaku.














