Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Vorë–Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 05:20, një automjet i drejtuar nga E. K., 43 vjeç, ka përplasur këmbësoren N. M., 64 vjeçe, e cila po tentonte të kalonte trafikndarësen.
E moshuara u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është arrestuar.













