• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025
në AKTUALITET

Banorët e fshatit Guri i Bardhë, në njësinë administrative Xibër të Bashkisë Klos, prej muajsh janë pa ujë të pijshëm, pavarësisht se një vit më parë përfundoi ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit.

Sipas banorëve, prej muajit maj e deri më sot, nga rubinetat e shtëpive të tyre nuk del asnjë pikë ujë. Ata thonë se, para ndërtimit të ujësjellësit të ri, furnizoheshin normalisht me ujë falë një investimi privat që kishin bërë vetë, por pas ndërhyrjes së re publike, situata është përkeqësuar.

“Këtë ujësjellës e ndërtuan para një viti e gjysmë, por ne si banorë nuk ishim dakord sepse kishim bërë investimet tona. Sot pusetat janë lënë në mënyrë të çrregullt, shkarkimet dalin në rrugë dhe shumë familje me kontratë nuk kanë ujë. Vjen një ditë e s’vjen për një javë,” – shprehet kryeplaku i fshatit.

Edhe banorët e tjerë ndajnë të njëjtin shqetësim: “Kam bërë kontratë, por ujë nuk kam. Marr në telefon kryeplakun dhe më thotë se s’ka as vetë. Shkarkuesin ma kanë vendosur në rrugë dhe matësin larg shtëpisë. Deputetët vijnë, premtojnë, por asgjë nuk ndryshon,” – thotë një banor tjetër.

Sipas dokumenteve zyrtare, ndërtimi i ujësjellësit ka nisur në prill të vitit 2023, me një vlerë 219 milionë lekë me TVSH, me afat punimesh 12 muaj dhe garanci 2-vjeçare.

Lexo edhe:

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit, kujdesi që duhet të tregoni

“Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

Administratori i firmës ndërtuese, Demir Boriçi, tha për Fiks Fare se mungesa e ujit lidhet me ndërhyrjet në linjë dhe përdorimin e ujit për vaditje: “Problemi nisi nga 5 maji, kur filluan vaditjet. Linja është projektuar për 7–8 litra në sekondë, por sasia nuk mjafton. Janë bërë ndërhyrje në ajrus-shkarkues dhe kjo ka sjellë ndërprerje. Ka pasur dëmtime të çelësave që ne i kemi zëvendësuar disa herë. Punimet i kemi dorëzuar dhe jemi brenda garancisë, ndaj ndërhyjmë sa herë ka nevojë.”

Ndërkohë, përgjegjësi teknik i UK Bulqizë, Ajet Braho, konfirmon se ujësjellësi është në garanci dhe në fazë menaxhimi: “Ka probleme sepse është një rrjet i hapur me shumë puseta dhe depo. Duhet më shumë staf në terren, sepse disa persona ndërhyjnë dhe hapin valvulat. Kemi marrë masa për t’i siguruar.”

Nga ana tjetër, përgjegjësi i linjave të ujësjellësit në UK Dibër, Sami Bruçi, deklaron se është konstatuar një lidhje e paligjshme në linjën kryesore, e cila pengon furnizimin me ujë: “Do të ndërhyjmë që të garantojmë furnizimin e rregullt për të gjithë banorët.”

Në fund, banorët shpresojnë që pas ndërhyrjes së institucioneve, fshati i tyre të ketë më në fund ujë të pijshëm./FiksFare

Etiketa: guri i abrdheujeujësjellës

Lajme të lidhura

SHENDETI

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit, kujdesi që duhet të tregoni

13:57 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

21:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Kodra e Diellit” thahet për ujë, banorët: Vetëm e blejmë, UKT nuk na përgjigjet

16:06 : 22/10/2025
AKTUALITET

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025
AKTUALITET

Media gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

10:18 : 07/10/2025
AKTUALITET

Tirana pa ujë! Banorët e ‘Pallatit me Shigjeta’ furnizohen vetëm një orë në ditë

17:20 : 02/10/2025
Para

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

TË GJITHA

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja ndaj

22:02 : 14/11/2025

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

21:55 : 14/11/2025

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com