Kryedemokrati, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur mëngjesin e kësaj të premte, në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me dosjen e 21 Janarit.
Sipas raportimeve në media, thirrja e parë është lëshuar më 3 nëntor, ndërsa e dyta parashikon paraqitjen më 14 nëntor 2025, në orën 10:00.
Por vetë Berisha ka deklaruar se nuk ka marrë zyrtarisht fletë-thirrjen ndërsa ka akuzuar qeverinë se po përdor dosjen për të mbuluar skandale të tjera.
Sipas raportimeve Berisha është thirrur në cilësinë e personit që mund të ndihmojë hetimet ndërsa vetë kryedemokrati ka deklaruar publikisht se nësa ka fletëthirrjen është i gatshëm të paraqitet dhe se është i interesuar për zbardhjen e plotë të çështjes.














