Shqipëria arriti të fitojë 1-0 ndaj Andorrës dhe siguroi matematikisht vendin e dytë në grup, duke u kualifikuar për herë të parë në play-off-in e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e balancuar, me zotërim të topit nga Shqipëria, por pa raste konkrete për gol. Rastin më të mirë e pati kapiteni Gjimshiti, i cili goditi me kokë pas një këndi, por traversa e ndali.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 67’, kur një aksion i ndërtuar nga Bajrami dhe Uzuni u finalizua nga Kristjan Asllani. Pas golit, kuqezinjtë menaxhuan lojën dhe siguruan tre pikët.
Rezultati final:
Andorra 0-1 Shqipëri
Gol: Asllani 67′














